Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 14 Tetor 2026, Receta/ Menopauza, këshilla nga Altin Joka / Vlerat e shegës

14 Tetor, 16:50 | Përditesimi: 14 Tetor, 16:50

Zonja Mirela solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Llokume me shegë / Kërpudha të mbushura / Patëllxhanë të mbushur.

Perimenopauza dhe menopauza janë etapa natyrale në jetën e çdo gruaje, por ndryshimet që shoqërojnë këtë periudhë mund të ndikojnë ndjeshëm në metabolizëm, peshë, gjumë, energji dhe mirëqenie emocionale. Afshet e nxehta, lodhja, vështirësitë me gjumin dhe shtimi i dhjamit në zonën e barkut janë disa nga shqetësimet më të shpeshta që gratë përjetojnë, ndërsa ushqyerja, stresi dhe stili i jetesës mund të luajnë një rol të rëndësishëm në mënyrën se si përballohet kjo fazë. Pse disa gra i përjetojnë këto ndryshime më rëndë se të tjerat? Cilat janë gabimet ushqimore që duhen shmangur dhe çfarë mund të bëjmë për të përmirësuar gjumin, për të menaxhuar afshet dhe për të ruajtur ekuilibrin e organizmit? Për këto çështje, si dhe për rolin e bimëve mjekësore dhe ushqimeve që mbështesin shëndetin e gruas gjatë kësaj periudhe, do të flasim me nutricionistin Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike. Një bisedë për të kuptuar më mirë ndryshimet që ndodhin në trupin e gruas dhe për të zbuluar se si zgjedhjet e përditshme mund të ndihmojnë në përballimin më të mirë të perimenopauzës dhe menopauzës.

Vjeshta vjen me një pasuri frutash plot ngjyra dhe vlera ushqyese, ndër të cilat shega zë një vend të veçantë. E njohur për kokrrat e saj të kuqe dhe përmbajtjen e pasur me antioksidantë, shega konsiderohet një frut që mund të kontribuojë në një ushqyerje të shëndetshme. Por çfarë ndodh realisht në organizmin tonë kur e konsumojmë? Cilat janë vlerat ushqyese të saj dhe çfarë përfitimesh mund të kemi nga përfshirja e saj në dietën e përditshme? Po lëngu i shegës, a ka të njëjtat vlera si kokrrat e plota? Çfarë humbasim gjatë shtrydhjes së saj dhe cili është ndryshimi për sa i përket fibrave, sheqernave dhe përthithjes së lëndëve ushqyese? Për të kuptuar më mirë vetitë e këtij fruti të stinës dhe mënyrën më të mirë për ta konsumuar, flasim në “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike.

MC/Shqiptarja.com