Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije për teleshikuesit e “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Petë të pjekura me mish pule / Tavë orizi me beshamel / Supë me vezë, kos dhe nenexhik.
Jemi në fundin e sezonit të vjeshtës dhe fillimit të dimrit, me kameran e ‘Rreze Dielli’ kemi shkuar në një nga tregjet e Tiranës të fruta perimeve ku takojmë profesor Hajredin Toca, i cili do të na japë disa këshilla sesi të ruajmë frutat dhe perimet e sezonit ashtu siç duhet që ato të kenë jetëgatësi, të kenë vlera dhe ne të ushqehemi sa më shëndetshëm. Me larmishmërinë e madhe të produkteve vendase, por gjithashtu në treg shohim dhe mjaft produkte importi, si të zgjedhim frutat dhe perimet e duhura dhe si të kujdesemi që këto fruta e perime që do të konsumojmë të na garantojnë jo vetëm cilësinë e sigurinë ushqimore, por edhe shëndetin tonë. Agronomi Hajredin Toca na bën një guidë në të gjithë tregun duke filluar nga frutat tek perimet, duke ndarë me ne këshilla mjaft të vlefshme që nga zgjedhja deri tek mënyrat e larjes dhe ruajtja në ambientin e shtëpisë.
Këshilla si të patrojmë thjesht dhe në mënyrë perfekte shtëpinë dhe çdo ambjent tjetër. Me kameran e ‘Rreze Dielli’ kemi shkuar në Al Pastrim, ku takojmë sipërmarrësin Rigers Rusi, i cili është mjaft i njohur në rrjetet sociale me këshillat që ndan falas për pastrimin. Është shumë e domosdoshme për të marrë këshillat e duhura, Rigersi na tregon se ku gabojnë pjesa më e madhe e zonjave dhe si duhet ndarë pastrimi i shtëpisë me kategori për t'a bërë punën më shpejt, më mirë dhe më cilësisht. Gabimi i parë sipas tij është larja me ujë të bollshëm, por kjo dhe shumë të tjera... Tregojmë dhe cila është mënyra e duhur e fshirjes, për të marrë të gjitha papastërtitë, dhe e larjes së dyshemesë, pllaka apo parket. Gjithashtu japim këshilla si të pastrojmë tualetin që ai të jetë super i pastër, të mos ketë baktere në të dhe mbi të gjitha si të shpëtojmë dyert e tualetit sepse gjithmonë pjesa më e madhe bën një gabim, cili është ky gabim na e tregon Rigersi.