Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qofte me krem kosi në furrë / Fërgesë dimërore me domate dhe speca / Supë me bollgur dhe perime.
Fëmijë problematikë dhe të padisplinuar janë një sfidë që shkollat dhe familjet përballen në ditët e sotme. Çfarë po ndodh në shkollat tona? Si duhet gjetur një rrugëzgjidhje ku fëmijë të caktuar shkelin rregullat dhe bëhen problem për fëmijët e tjerë dhe për zhvillimin normal të orës së mësimit, çfarë duhet të bëjmë? Eshtë faji i familjes apo i shkollës? Flasim në studion e “Rreze Dielli” me Marjeta Manja, mësuese dhe nëndrejtoreshë e Gjimnazit Qemal Stafa, Raina Kovaçi, analiste e çështjeve sociale dhe njëkohësisht gjyshe, si dhe Marsi Simo, sociologe.
Fizioterapia tek fëmijët, kur është e nevojshme dhe shenjat që nuk duhet t'i injoroni! Flasim në studion e “Rreze Dielli” me fizioterapisten Ledina Nikolla, e cila shpjegoi rastet apo shenjat që prindërit nuk duhet t’i injorojnë tek fëmijët e tyre dhe kur duhet të nisin seancat e fizioterapisë. Disa prej rasteve të cilat u përmendën janë: ecja në majë të gishtave, mosqëndrimi ulur deri në moshën 9-muajshe, rrëzimi i sendeve nga duart, moskthimi i qafës nga njëra anë etj. Fizioterapistja përmendi edhe rastin e një fëmije i cili ka lindur i paralizuar në njërën anë, për shkak të një pakujdesie të evidentimit të një virusi gjatë analizave të shtatzanisë, e tanimë i duhet të kryejë fizioterapi gjithë jetën.