Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gjellë me patëllxhanë dhe kunguj / Mish me bamje / Sallatë jeshile.
Nga shtimi i sëmundjeve te vështirësia në tretje, zbulojmë në studion e “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, pasojat e aciditetit të ulët në stomak. Pse shumë njerëz me kalimin e moshës kanë probleme me urthin, refluksin e acidit, fryrjen dhe gazrat? Pse është i rëndësishëm acidi në stomak, çfarë funksioni ka ai? Cilat janë disa nga arsyet e mjediseve të ulëta të acidit, apo tepër alkaline të stomakut? Në platforma të tilla si TikTok, diçka e quajtur "testi i sodës së bukës" është bërë popullore. Teoria është se kur pini sodë buke, ajo përzihet me acidin e stomakut dhe fillon një reaksion kimik. Ky reagim prodhon dioksid karboni, i cili na bën të gromësitim. Sa qëndron kjo, a ka prova, bashkë me përdorimin e uthullës? Si mund të testojmë vetë në shtëpi aciditetin e stomakut? Cilat janë problemet shëndetësore që shfaqen nga mungesa e acidit në stomak dhe pse ai është kaq i rëndësishëm? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve, por jo vetëm, i marrim në studion e “Rreze Dielli” nga Altin Joka, i cili na tregon dhe qasjet holistike sesi duhet neutralizuar aciditeti i stomakut nëpërmjet ushqimit, zakoneve dhe stilit të shëndetshëm të jetës.
Në studion e “Rreze Dielli” flasim për Olimpiadën e Parë Botërore të Inteligjencës Artificiale, të mbajtur pak kohë më parë në Riad të Arabisë Saudite, ku Shqipëria u prezantua denjësisht me një grup studentësh. Olimpiada e Parë Botërore e Inteligjencës Artificiale erdhi si bashkëpunim i Qendrës Ndërkombëtare të Kërkimeve për Inteligjencën Artificiale nën kujdesin e UNESCO-s dhe Qendrës Ndërkombëtare për Kërkimin në Riad. Ishte një sfidë e përbashkët për të gjithë konkurentët, por Blendi Avdolli ka siguruar për Shqipërinë Medaljen e Arit në Olimpiadën e Parë Botërore të Inteligjencës Artificiale, duke u vlerësuar për nivelin e avancuar të programimit algoritmik, të vënies së zjarreve. Ky është një sukses që i dedikohet talentit dhe punës së Blendit, gjimnazist i vitit të III-të, i cili në studio se bashku me mentoren Erica Cerro, na tregojnë emocionet e pjesëmarrjes në këtë aktivitet prestigjioz. Në Global Al Summit, ata u prezantuan në nivelin më të lartë të teknologjisë në mesin e 90 konkurentëve nga e gjithë bota, ku Shqipëria garoi me dy skuadra konkuruese.