Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kebap me kërpudha / Kulaç me sodë / Sallatë me patate të ziera.
Hithra, e njohur prej shekujsh në traditën popullore shqiptare, renditet ndër bimët me fuqinë më të madhe shëruese falë përbërjes së saj të pasur me vitamina, minerale dhe substanca bioaktive. Kjo bimë që rritet natyrshëm në shumë zona të vendit konsiderohet si një “thesar natyror” për organizmin e njeriut, duke kontribuar në përmirësimin e një sërë gjendjesh shëndetësore. Koha më e mirë për mbledhjen e gjetheve dhe rrënjës së saj luan një rol thelbësor në ruajtjen e vlerave kuruese, ndërsa mënyrat e përdorimit ndryshojnë sipas problematikës që synojmë të trajtojmë. Specialisti i njohur i bimëve mjekësore, Ylli Merja, e cilëson hithrën si një “perandoreshë të bimëve mjekësore”, duke e theksuar këtë epitet me analizën e përbërësve kimikë që i japin asaj efektet e fuqishme anti-inflamatore, pastruese dhe rigjeneruese. Në "Rreze Dielli", Merja tregon sëmundjet dhe shqetësimet ku hithra ka treguar ndihmesë të rëndësishme, si dhe disa receta praktike natyrale me gjethet dhe rrënjën e saj, të përdorura tradicionalisht në trajtimin e problemeve të ndryshme shëndetësore.





















