Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 18 Dhjetor 2024 – Receta/ Me Altin Joka: Zbokthi, trajtimi & Preshi, vlerat

18 Dhjetor, 15:22

Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Melomakarona, biskota me arra dhe mjaltë të sherbetosura / Sallatë festive me panxhar / Pastiçe e shpejtë fshati.

Me specialistin e mjekësisë holistike Altin Joka sot ndalemi tek një problematikë që në dukje mund të jetë estetike, por në fakt mund të jetë dhe një problematikë shëndetësore, flasim për zbokthin. Çfarë është zbokthi, si shfaqet ai? A është zbokthi një problem vetëm estetik apo fshihet diçka tjetër pas tij? A është e vërtetë që larja e shpeshtë e flokëve mund të rrisë ndjeshëm rrezikun e zbokthit? Sa e rëndësishme është që njerëzit të përdorin produkte natyrale për flokët e tyre, veçanërisht nëse vuajnë nga zbokthi? Si mund të ndikohet shfaqja nga faktorë si stresi i përditshëm apo ushqimi? Si ndikojnë faktori hormonal dhe mungesa e vitaminave në shfaqjen e zbokthit? A ka ndonjë lidhje mes zbokthit dhe problemeve të tjera shëndetësore si çrregullimet e tretjes apo metabolizmit? Si dallohet zbokthi nga problemet e tjera të lëkurës së kokës si psoriasis apo dermatiti seborroik? Sa e rëndësishme është dieta për mbajtjen nën kontroll të zbokthit? Cilat janë disa ushqime që duhet të përfshihen? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve i marrim në studion e “Rreze Dielli” nga Altin Joka, i cili tregon dhe disa kura natyrale për të trajtuar zbokthin në kushtet e shtëpisë, por duke theksuar se është e rëndësishme që të kuptohen shkaktarët e vërtetë të tij.

Eshtë bërë tashmë traditë që me nutricionistin Altin Joka përveç problematikave të ndryshme shëndetësore që lidhen me ushqyerjen dhe stilin e jetesës, të trajtojmë dhe benefitet shëndetësore që marrim nga ushqimet. Sot në “Rreze Dielli” u ndalëm në një nga perimet e sezonit, preshin i cili quhet ‘ilaçi i varfër’, por me një pasuri të madhe për organizmin. Edhe pse preshi është shpesh i nënvlerësuar në tryezat tona, ai ka mjaft vlera ushqyese. Cilat janë vlerat më të rëndësishme ushqyese që kjo perime sjell për shëndetin tonë? Si mund të përdoret preshi në trajtime natyrale për sëmundje të ndryshme? A ka ndonjë recetë ose kombinim që funksionon për probleme të veçanta shëndetësore? Sa shpesh duhet ta konsumojmë për të parë efektet? A ndikon mënyra e gatimit në ruajtjen e vlerave ushqyese të preshit, a është më i shëndetshëm i gjallë apo i gatuar?