Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qumështor i ëmbël pa petë / Byrek me arra.
Sot në "Rreze Dielli" me nutricionistin dhe ekspertin e mjekësisë holistike Altin Joka do të flasim për oksitocinën. Çfarë është oksitocina dhe pse quhet "hormoni i dashurisë dhe miqësisë"? Si ndikon ajo në marrëdhëniet ndërpersonale dhe mirëqenien emocionale, po fizike? Cilat janë mënyrat natyrale për të stimuluar prodhimin e oksitocinës në trup? Çfarë roli ka ajo në uljen e stresit dhe përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm? Çfarë ndodh kur trupi ka nivele të ulëta të oksitocinës? A lidhet kjo me ankthin, depresionin apo izolimin shoqëror? A mund të ndikojë teknologjia dhe mungesa e kontaktit fizik në uljen e niveleve të saj? A ndikon mënyra e të ushqyerit dhe stili i jetesës në prodhimin e oksitocinës? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve por jo vetëm, i marrim nga Joka, i cili na tregon dhe ushqimet apo zakonet më të dobishme për stimulimin e saj.
“Vajza më e fortë në Shqipëri” Albina Drazhi, kampionia e sportit të mundjes e ftuar në studion e “Rreze Dielli” tregon sfidat mes feminitetit dhe forcës. Albina Drazhi është sportistja që ka thyer çdo tabu me këmbënguljen e saj në sportin e mundjes ku dhe ka arritur të triumfoj me disa medalje. Drazhi është mundësja që përfaqësoi Shqipërinë në turneun ‘Ranking Series Muhamet Malo’, dhe vetëm 2 javë më pas pritet të garojë në një tjetër kampionat ndërkombëtar. Albina, sot është mundëse profesioniste, por fillimisht e ka nisur si volejbolliste, një sport që sipas saj i ka dhënë shumë, e ka ndihmuar tej mase për të fituar eksperiencë dhe disiplinë sportive. Ana psikologjike, vetëbesimi dhe puna janë tepër të rëndësishme në një garë sportive, shprehet 25-vjeçarja duke treguar se familja e saj, por edhe shoqëria janë mbështetësit më të mëdhenj që ajo të vijojë të merret me sportin e mundjes.