Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Krahë pule të tiganisura shoqëruar me qepë të skuqur / Dollma me gjethe lakre / Bukë me hirrë dhe kos.
Në studion e Rreze Dielli me nutricionistin e njohur Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike flasim për menopauzën. Çfarë ndodh në trupin e një gruaje gjatë menopauzës? Pse disa gra e përjetojnë keq menopauzën e disa të tjera e kalojnë fare lehtë? Sa i rëndësishëm është hidratimi gjatë menopauzës dhe sa ujë duhet të pijë një grua në këtë fazë? Shëndeti i kockave në menopauzë...Duke pasur parasysh rrezikun e osteoporozës pas menopauzës, çfarë duhet për të mbështetur shëndetin e kockave? Me ndryshimin e hormoneve, a ka një rrezik të shtuar të sëmundjeve të zemrës, diabetit, tensionit pas menopauzës dhe si mund të ndihmojë regjimi ushqimor në zbutjen e këtij rreziku? Si duhet të ndryshojë regjimi ushqimor i një gruaje kur hyn në menopauzë? Cilat ushqime duhet të përfshijë dhe shmangë për të ndihmuar në menaxhimin e kesaj faze?
Nuk është e nevojshme të blini maska për fytyrën apo për flokët në dyqan, kur ju mund të përgatisni në shtëpi disa maska të mrekullueshme me zero kosto, me vetëm disa përbërës, të cilët ju i keni në kuzhinën tuaj. Në studion e “Rreze Dielli” në rubrikën “Bëje vetë” me estetisten Sidorela Gremi realizojmë një nga maskat më virale për fytyrën e thatë me vetëm 3 përbërës; përgatisim një krem me përbërës shtëpie pa kimikate për zbutjen e buzëve të plasaritura, si dhe përgatisim një përzierje natyrale për heqjen e zbokthit, për një veprim të menjëhershëm dhe shumë efikas.