Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrekë të vegjël me djathë / Brijam me perime / Supë me kungull të verdhë.
Fryrja e barkut dhe kapsllëku janë probleme të zakonshme që prekin shumë njerëz për shkak të stresit, ushqyerjes së parregullt apo mungesës së aktivitetit fizik. Përveç ndryshimeve në stilin e jetesës dhe ushqimit, masazhi abdominal mund të jetë një mënyrë e thjeshtë dhe natyrale për të lehtësuar këto shqetësime. Përmes lëvizjeve të buta me duar, ky masazh ndihmon në stimulimin e nervit vagus, i cili luan një rol të rëndësishëm në funksionimin e sistemit tretës dhe në çlirimin e presionit të zorrëve. Estetistja Sidorela Gremi në "Rreze Dielli" na tregon se si mund ta kryejmë këtë masazh vetë në shtëpi, në mënyrë të sigurt dhe efektive, për të përmirësuar tretjen, qetësuar barkun dhe për të rivendosur ndjesinë e lehtësisë në trup.
Në një kohë kur muzika moderne po dominon çdo hapësirë, tre djem të talentuar kanë vendosur t’i japin një frymë të re trashëgimisë sonë muzikore. Indrit Cakaj me fizarmonikë, Eraldo Feto me violinë dhe Andi Ponoçi me llahutë e kitarë, po sjellin një rikthim emocionues të këngëve të vjetra popullore, por këtë herë në një format bashkëkohor që prek zemrën e çdo brezi. Duke ndërthurur mjeshtërinë tradicionale me ndjeshmërinë moderne, këta instrumentistë nuk po ruajnë thjesht një trashëgimi, ata po i japin asaj jetë të re. Llahuta e epërme, tingujt e ngrohtë të fizarmonikës dhe emocionet që përcjell violina, krijojnë një përjetim të thellë që e bën të kaluarën të ndjehet më aktuale se kurrë. Bashkë në studion e "Rreze Dielli" këta djem të talentuar na emocionojnë dhe magjepsin me përformancën e tyre.





















