Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Jahni shkodre me mish viçi, kumbulla dhe narden / Kungulleshka me kos / Çorba e Përmetit me trahana.
Në studio me Eda Bano, shqiptarja që ka shëtitur gati gjithë botën, na tregon pasionin e saj të udhëtimeve dhe eksperiencat më të bukura që i kanë mbetur në memorie… Pasioni i saj për udhëtimet është i hershëm. Eda Bano e cilëson veten një qytetare të botës, pasi udhëton që prej 25 vitesh. Deri më sot ajo ka vizituar plot 105 vende të botës. Ajo udhëton çdo një muaj, ku në fillim të çdo viti bën planet e udhëtimeve vjetore. Eda Bano tregon se çdo udhëtim ka magjinë e tij, pasi ajo në më të shumtën e udhëtimeve të saj përpiqet që ato pak ditë të jetojë njësoj si vendasit si në veshje ashtu dhe në kulinari. Eda na tregon vendet më të bukura që duhen vizituar patjetër 1 herë në jetë dhe si një turiste e specializuar tregon disa “truke” si të udhëtojmë sa më lirë.
“Me muskuj dhe seksi”, e sapo shpallur nën kampionia e Europës në bodybuilding, Loris Morina rrëfen në studio emocionet e kupës dhe pasionin për këtë sport… Pak ditë më parë ëndrra e saj u bë realitet në Kampionatin e Bodybuilding & Fitness, European Cup. Loris Morina shpallet Kampione në kategorinë Bikini Fitness 164 cm si dhe nën kampione në overall. Sa e vështirë është për një femër të zhvillojë këtë sport, a ka ndjerë ajo ndonjëherë paragjykime në lidhje me trupin e saj plot muskuj dhe cilat janë sakrificat dhe regjimi strikt ushqimor që duhet të mbajë një sportiste si Lorisi.
E kemi parë me qindra herë në intervista të ndryshme televizive duke dhënë këshilla shumë të vyera mbi shëndetin, e sidomos gjatë kohës së pandemisë, por pak e njohin rrugëtimin e saj të jetës. Në një rrëfim për emisionin Rreze Dielli, mjekja Aurora Meta Dollenberg tregon se si i hyri fushës së shëndetësisë, si u largua drejt Gjermanisë ku ka arritur të hapë dhe dy klinika të sajat, por edhe mbi jetën e saj private.