Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije për teleshikuesiet e “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pastiçe fshati me perime / Supë me domate dhe oriz / Speca turshi me gjizë dhe qumësht.
Një nga instruktorët e jogës më të njohur në vend, Klodian Murati ishte i ftuar në studion e "Rreze Dielli" për të na treguar disa ushtrime shumë të thjeshta që mund t'i bëjnë moshat e mëdha në shtëpi ose kudo. "Që ti të kesh energji duhet të vendosesh në lëvizje, në çfarëdo lloj lëvizje që ti bën, rëndësi ka që mos bësh lëvizje të gabuara dhe të ekzagjeruara për atë çka trupi yt të lejon. Lëvizje shumë të thjeshta sjellin mjaft benefite, nëse i bën në përditshmërinë tënde" thotë Klodi. Ndërsa për më të rinjtë ai tregon dhe demostron dy ushtrime për të nisur ditën plot energji. Por flasim dhe për relaksimin e muskujve të qafës, dhimbjes së kokës si dhe posturat e gabuara të qëndrimit në zyrë dhe pozicionet e gabuara në makinë, tregojmë disa ushtrime të thjeshta si dhe qëndrimin e duhur të trupit.
Në rubrikën "Bëje vetë" Stela dhe Niki këtë herë do na sjellin disa këshilla për kujdesin e lëkurës, gjithnjë me pak shpenzime dhe me produkte natyrale. Realizojnë dy maska në kushte shtëpie për fytyrën për një lëkurë plot shëndet, pa pore me elasticitet dhe mbi të gjitha për një fytyrë rinore kundra plakjes. Një nga përbërësit kryesor është aloe vera e pasur me minerale, enzima dhe kripëra. Magjia e bimës së aloe verës me disa kombinime të efektshme sjell rezultate fantastike në pak kohë në lëkurën tuaj. Gjithashtu sjellim dhe një skrab për trupin, por dhe për duart me kafe dhe vaj ulliri.