Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Spageti Carbonara me proshutë dhe vezë / Musaka me spinaq / Kek me vanilje dhe kakao.
Ajo ka udhëtuar e vetme në 40 vende të botës, duke provuar ushqime nga më të larmishmet, Ingrid Xhaja të udhëtuarin dhe shijuarin e ushqimeve tradicionale, e ka më shumë se pasion... E konsideruar nga miqtë si një udhëtare vetmitare, pasi udhëton krejtësisht vetëm, Ingrid praktikisht ka marrë hartën e botës duke shënuar me lapustil vendet ku ende nuk ka qenë. Me profesion Ingridi është eksperte komunikimi, ndërsa sot e gjejmë si drejtuese e një biznesi të vogël të ndërtuar me shumë dashuri, frymëzuar nga udhëtimet e saj të largëta. Të udhëtuarit e vetme në shumë vende të Azisë ka shërbyer si një frymëzim i veçantë që do të materializohej në një drejtim komplet ndryshe profesional, krijimin e tortave dhe ëmbëlsirave shumë të veçanta. Udhëtimet e saj përfshijnë një pjesë të mirë të vendeve të Asizë Juglindore për të cilën Ingrid thotë që e ka dobësi të veçantë duke përfshirë, Tajlandën, Vietnamin, Indonezinë, Malajzinë, Singaporin. Dashuria e saj Aziatike mbetet Japonia, udhëtim nga i cili ka përftuar shumë edhe në aspektin profesional, Evropa e vjetër mbetet gjithmonë zbulim për të dhe së fundmi ka nisur të ketë një kureshtje të veçantë për Amerikën.
Kombucha është një lloj çaji i fermentuar dhe i ëmbëlsuar që nga shija i përngjason edhe uthullës edhe shampanjës. Ky eliksir i shëndetshëm është goxha i lashtë, besohet se vjen nga Kina, ku konsumohet prej 2000 vitesh dhe njihej si Çaji i Përjetësisë. Kombucha përbëhet nga çaj i zi ose jeshil, sheqer, baktere dhe tharm. Pasi këta përbërës fermentohen, bashkohen me ekstrakte bimore si xhenxhefili dhe janë gati për konsumim. Në studion e Rreze Dielli, Linda Kalasa na tregon sesi ne t’a përgatisim vetë në shtëpi këtë çaj, i cili ka përfitime të jashtëzakonshme shëndetësore duke qenë se përmban probiotikë, antioksidantë, aminoacide, enzima, vitamina dhe shumë minerale.