Rreze Dielli nisi ndryshe sot me një performancë në vigjilie të Halloween nga fëmijët e “Kako Dance Academy”. Më pas zonja Mirela solli katër receta të shpejta dhe plot shije në këndin e kuzhinës: Tasqebap sipas traditës / Pica me lulelakër / Brusketa me proshutë të tymosur /Antipastë - Trëndafila me proshutë dhe mozzarella.
Nga humori i përditshëm te satira që godet realitetin, arti ka një mënyrë të veçantë për të na bërë të qeshim, por edhe të reflektojmë. Përmes karikaturës, artisti Endri Beqo sjell një këndvështrim ndryshe mbi botën që na rrethon, duke e kthyer të zakonshmen në të pazakontë dhe absurditetin e realitetit në art. Në ekspozitën e tij “2 botë komike kronike”, dy botë takohen përmes humorit, ironisë dhe kritikës sociale. Por si e sheh vetë artisti realitetin përmes karikaturës dhe çfarë fshihet pas këtyre imazheve që na bëjnë të qeshim, por edhe të mendohemi? Për këtë dhe më shumë flasim në Rreze Dielli me karikaturistin Endri Beqo.
Prej 20 vitesh, me duart e saj të arta dhe dashurinë për traditën, Natasha nga Leskoviku ruan me fanatizëm shijet dhe sekretet e gjysheve. Në një botë ku shumë receta të vjetra rrezikojnë të harrohen, ajo ka zgjedhur t'i mbajë gjallë, duke përgatitur dhjetëra lloje zahireje, gliko, vajra me bimë aromatike dhe raki tradicionale me shije të veçanta, si ajo e dëllinjës, thanës dhe manit. Rrugëtimi i saj ka nisur mes maleve, pemëve dhe traditave të vendlindjes, me shumë punë, pasion dhe dashuri për atë që bën. Por si nisi gjithçka, cili është sekreti i zahireve të Leskovikut dhe çfarë fshihet pas shprehjes së saj “Hipi në çdo pemë”? Një histori frymëzuese për traditën, punën dhe shijet që na lidhin me rrënjët tona.




















