Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Mish me speca dhe salcë në tavë dheu / Patate në furrë / Kaçamak tradicional.
Me nutricionistin e njohur Altin Joka, flasim për pasojat që na sjell stresi i lartë, dëmet që sjell kortizoli i lartë dhe niveli i stresit në organizëm. Çfarë roli ka kortizoli në trupin tonë? Si rritet kortizoli dhe pse disa e kanë të vështirë të ulin kortizolin dhe stresin? Cilat janë shenjat e zakonshme që dikush mund të ketë nivele të larta të kortizolit për shkak të stresit? Përveç stresit a ka faktorë të tjerë që rrisin kortizolin? A mund të shpjegohet lidhja mes nivelit të kortizolit dhe peshës, veçanërisht shtimin në zonën e barkut? Pse disa njerëz shëndoshen kur janë në stres e disa të tjerë dobësohen? Cilat ushqime përkeqësojnë stresin dhe prodhimin e kortizolit në trup? Cilat e përmirësojnë? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve i marrim në studion e “Rreze Dielli” nga specialisti i mjekësisë holistike Altin Joka.
Orsola Mema është një emër i njohur në fushën e së bukurës. Ajo e ka nisur këtë profesion vite më parë me pikturën dhe më pas marrëdhënia e saj me aparatin fotografik ka qenë e pandashme. Jeta si fotografe e Orsola Mema! Si është të fotografosh personazhe të njohur të botës së spektaklit, dhe jo vetëm, apo të fiksosh momentet më të bukura të çifteve në dasmat e tyre? Fotografja e njohur na rrëfen histori të jetuara përmes aparatit fotografik... por dhe këshilla çfarë i duhet dikujt për të realizuar një foto të bukur.