Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 4 Shkurt 2025 – Receta & Këshilla praktike/ Si të kursejmë energjinë në shtëpi

4 Shkurt, 15:18 | Përditesimi i fundit: 2025-02-04 15:18:24

Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Turli me mish viçi / Kulaç me kos dhe djathë / Patëllxhanë të mbushur. Gjithashtu Niki me Albanën treguan dhe 3 metoda të thjeshta sesi të shkrijmë akullin e frigoriferit pa e dëmtuar atë.

Kursimi i energjisë tingëllon e vështirë, ndonëse është me të vërtetë një mision i arritshëm. Sipas ekspertëve të fushës me disa hapa të thjeshtë, njeriu jo vetëm mund të pakësojë gjurmën e tij individuale të karbonit në atmosferë, por edhe të paguajë më pak në faturën e fund-muajit. A ka mënyra për të menaxhuar pajisjet elektronike në shtëpi që të shmangim humbjen e energjisë? Cilat jane ‘truket’ më të mira për të ulur konsumin e energjisë në shtëpi? Për këtë flasim në studion e “Rreze Dielli” me inxhinierin elektrik Azmer Dulevic, i cili dha disa këshilla tepër praktike. Ai foli për mënyrat më të mira për të kursyer energji në shtëpi teksa përdorim pajisjet elektrike, duke menaxhuar kilovatët në sahatin tonë. Gjithashtu eksperti u ndal tek kondicionerët, pajisjet e tjera të shtëpisë që harxhojnë më shumë energji apo më pak, sikurse tek mënyrat më efikase që të mbrohemi nga enegjia elektrike falë automatëve të veçantë.