Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me patate, spinaq dhe krem qumështi / Supë kremoze me patate dhe presh / Tavë me lakër arme dhe kimë.
Një ditë me instruktorin e jogës Klodian Murati, i cili tregon rutinën e tij të zgjimit në mëngjes, sekretet e jetes së shëndetshme, pasionin për përgatitjen e disa llojeve të reçelit dhe disa ushtrime joge për shpinën, por jo vetëm… Me kameran e “Rreze Dielli” kemi shkuar në shtëpinë e Klodian Murati, instruktorit të njohur të jogës, i cili na tregon disa sekrete dhe këshilla sesi duhet të niset një ditë sa më e mbarë duke nisur që nga mënyra e zgjimit, rregullimi i shtratit, mëngjesi në një guidë sa më të shëndetshme. Klodi na tregon se çfarë konsumon ai në mëngjes duke filluar nga uji i ngrohtë me xhinxhër, limon dhe turmerik duke na treguar dhe benefitet që merr nga kjo pije natyrale. Një lugë me mjaltë nuk mungon kurrë në rutinën e tij të mëngjesit duke i dhënë energjinë e duhur. Klodin e njohim që të gjithë dhe për pasionin e tij për gatimin dhe kryesisht të përgatitjes së reçeleve. Ai na zbulon disa sekrete të përgatitjes së reçeleve të tij nga reçeli i fikut e portokallit tek luleshtrydhet, shega, kumbulla e plot të tjerë dhe cila është mënyra e duhur për konservimin e tyre. Reçeli i tij i preferuar i këtij sezoni është reçeli i gështenjave, për të cilin na tregon sesi e përgatit. Instruktori i jogës Klodian Murati na demostron dhe disa ushtrime joge që mund t’i bëjmë në shtëpi për dhimbjen e shpinës, për korigjimin e posturës, për ngritjen e gjoksit si dhe për pjesën abdominale, e cila na jep shumë benefite sidomos në rastin kur kemi gazra, fryrje të barkut, probleme me tretjen apo me jashtëqitjen.