Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gurabije me aromë portokalli / Qengj frikase me perime / Pispili me spinaq.
Pse tensioni i lartë është konsideruar si vrasës i heshtur i kohëve të sotme, sipas OBSH 1 në 3 persona po vuajnë nga ky problem? Pse tensioni i lartë po manifestohet edhe tek shumë të rinj? Kur quhemi me tension të lartë, në cilat vlera duhet të jetë dhe si shpjegohet që në pacientë të ndryshëm vlerat janë të ndryshme? A ka një rregull që përcakton standardet e presionit të gjakut në vlera apo shifra? Çfarë nënkuptojnë numrat e tensionit për shëndetin tonë arterial? Personat me tension të lartë kanë edhe hiperinsulinemi, nivele të larta insuline, cila është lidhja mes të dyjave? A është genetike hipertensioni? Si të kuptojmë që kemi tension të lartë, cilat janë shenjat e fshehta që ai shfaq? Si duhet të trajtohet tensioni i lartë? Shumë njerëz trajtohen me medikamente të ndryshme gjithë jetën për të cilat ka edhe efekte anësore të mundshme...Cilat janë kurat naturopatike, bimët apo ushqimet që individët me tension të lartë duhet të marrin si dhe çfarë duhet të shmangin? Masat e menjëhershme që një pacient me tension të lartë duhet të ndërmarrë, "minuti i artë" që e shpëton nga një rrezik potencial… Flasim në studion e “Rreze Dielli” me nutricionistin, Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike.
Në studion e “Rreze Dielli” në rubrikën “Bëje vetë” me estetisten Anita Llanaj realizojmë një maskë japoneze kundër rrudhave për fytyrën, ballin, rrudhat poshtë syve dhe buzëve, sekreti japonez kundër plakjes me 0 kosto, vetëm dy përbërës që gjithkush i ka në shtëpi. Gjithashtu realizojmë një maskë për parandalimin e rënies së flokëve, por dhe për flokë gjithë shkëlqim e butësi. Për realizimin e kësaj maske ju duhen pak përbërës që mund t’i keni në shtëpi, është e thjeshtë për ta realizuar dhe super praktike në aplikim. “Bëje vetë” solli dhe një truk mjaft të thjeshtë për zbadhjen dhe ndriçimin e jastëkeve tuaj, tregojmë një zgjidhje dhe teknikë të mrekullueshme për zbardhjen e rrobave që funksionon si me magji në jastëkët e zymtë.