Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije dhe një pije freskuese në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pulë e pjekur me salcë mustarde dhe perime / Tarator me kunguj / Bukëvale e ëmbël / Pije me aloe vera.
Problemet e shtyllës kurrizore janë nga më të shumtat. Sëmundja e Skoliozës është një prej tyre, simptomat e të cilës shfaqen që në fëmijëri. Qershori është muaji ndërgjegjësues për ekzaminimin e hershëm të skoliozës, ndaj mjekët bëjnë thirrje për kontrolle mjekësore të fëmijëve. Sipas tyre çantat e rënda të shkollës, qëndrimi jo i drejtë në banka, qëndrimi i gjatë në telefon dhe mungesa e aktiviteteve fizike, janë ndër shkaqet kryesore pse një pjesë e madhe e fëmijëve po vuajnë nga deformimet e shtyllës kurrizore. Në studion e “Rreze Dielli”, fizioterapistja Ledina Nikolla tregon disa nga shenjat apo simptomat e para që shfaqin fëmijët, dhe si prindërit mund të bëjnë kontrollin dhe ekzaminimin e parë vetë në shtëpi, në mënyrë për t’a kapur në kohë dhe për të parandaluar deformimin e mëtejshëm të shtyllës kurrizore.
Olsa Alikaj Cano, avokatja e famshme shqiptare në Teksas, e njohur si “Super Avokatja", e vetmja shqiptare e thirrur në Hagë per gjykim te shkollave ligjore në botë. Olsa Alikaj Cano jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej vitit 1998. Pasi përfundoi studimet, ajo fitoi një emër të mirë si avokate dhe juriste për mbarë komunitetin shqiptar dhe jo vetëm. Cano mban një Çertificatë Speciale dhe konsiderohet eksperte mbi ligjin e imigracionit nga Bordi i Specializimit Ligjor për Shtetin e Teksasit. Si rezultat i punës së shkëlqyer të saj në fushën e emigracionit dhe kontributit në komunitetin e emigracionit për më se një dekadë, ajo është nderuar me titujt prestigjozë si “Top Avokate”, “Super Avokate në Teksas” si dhe me titullin “Gratë e Ligjit në Teksas”. Përveç profesionit të saj shumë të nderuar, Olsa merret dhe me dhurimin e flokëve prej një dekade, për fëmijët me sëmundje të rënda.