Ende asnjë gjurmë e rojes Arjan Sala te qendra tregtare, zjarri shuhet, vijonë kërkimet për gjetjen e tij

26 Mars 2021, 17:20 | Përditesimi i fundit: 2021-03-26 18:23:45

Kur kanë kaluar më shumë se 48 orë vijojnë kërkimet për gjetjen e Arjan Salës, rojës së magazinës te qendra tregtare “Casa Italia”, e cila mori flakë dhe 3 vjeçari mbeti brenda pasi shpëtoi disa punonjës të tjerë.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazetari Sokol Dema zjarri është shuar ndërsa kërkimet vijojnë. Situata duket më e qetë se ditën e djeshme, pasi nuk ka aq shumë tym, i cili vështirësoi dhe kërkimet për gjetjen e Salës.