‘Ëndrra ime përtej profesionit’, Altin Joka rrëfen çfarë e stresoi në Tiranë dhe...

8 Korrik, 12:25 | Përditesimi: 8 Korrik, 12:25

Sot në "Rreze Dielli" një intervistë ndryshe me Altin Jokën. Përtej profesionit të naturopatit, nutricionistit dhe specialistit të mjekësisë holistike, do të zbulojmë njeriun pas figurës publike – rrugëtimin e tij, bindjet, idetë dhe pasionet që e kanë shoqëruar ndër vite. Një bisedë e hapur dhe e sinqertë për jetën mes Suedisë dhe Shqipërisë, për protestën që ka bërë jehonë, për ndikimin e rrjeteve sociale dhe sfidën e dezinformimit. Do të flasim gjithashtu për filozofinë që qëndron pas suplementeve "Joka Holistic", dashurinë për librat dhe muzikën polifonike, si edhe për projektet e reja që po përgatit. Një rrëfim personal, profesional dhe njerëzor, që premton të sjellë këndvështrime interesante dhe tema për reflektim.

MC/Shqiptarja.com