Euro 2024/ Gazetari Ernest Koçi: Spanja dhe Anglia superfavoritë sot! Pas eliminimit të Kombëtares ka rënë interesi për Europianin

30 Qershor, 18:58

Kampionati Europian ka hyrë në fazën më të nxehtë, atë të ndeshjeve me eliminim direkt. Sot luhen dy ndeshje të tjera të fazës 1/8. Në orën 18:00 zbresin në fushë Anglia dhe Sllovakia, ndërsa në mbrëmje luhet Spanjë – Gjeorgji.

Gazetari Ernest Koçi bëri një rezyme të dy takimeve të sotme në studion e Report Tv. Për Rovena Nezirin, gazetari i sportit u shpreh se kemi në këtë fazë një skuadër pa shumë yje si Gjeorgjia që kërkon surprizën ndaj Spanjës.