‘Shkoi haku te i zoti’, gazetari Nikolla për Benzema-n: Ky viti ku s’kishte dyshime për ‘Topin e Artë’

18 Tetor 2022, 14:41

Viti ku nuk kishte asnjë pikë dyshimi’. Kështu e përshkruan gazetari Ervin Nikolla për Report Tv triumfin e Benzema-s për ‘Topin e Artë’. Ai thotë se të gjithë rivalët e francezit kishin bërë shumë pak në krahasim me të për ta marrë këtë trofe.

“Shkoi haku tek i zoti pasi nëse kishte një sezon kur nuk kishte pikë dyshimi ishte ky. Karim Benzema rivalët i kishte sa për numër, sa për të qenë në listë. Nuk ishte viti kur Leëandoëski të fitonte dhe as Mane. Karim Benzema na bëri të gjithëve të emocionohemi duke udhëhequr Real Madridin drejt një triumfi historik.”-u shpreh Nikolla.

  •