‘Menaxhimi i kombëtares s’është dinjitoz!’ Vata për shortin e Euro 2024: Pasuesi i Rejës do jetë ‘viktima’ e rradhës

10 Tetor 2022, 14:09 | Përditesimi i fundit: 2022-10-10 15:44:11

Shorti për kualifikueset e Europianit 2024, i hedhur të dielën në Frankfurt, është konsideruar i favorshëm për kombëtaren shqiptare, që do tentojë për herë të dytë në histori për të marrë pjesë në një kompeticion të kësaj rëndësie. I mendimit se kuqezinjtë mund të kualifikohen, duke iu referuar kualitetit në përbërje, është edhe ish-kapiteni i kombëtares Rudi Vata, por për ‘Report TV’ ai tregon se i druhet një tjetër aspekti. Sipas Vatës sistemi i ndërtuar nga federata ka bërë që në disa raste të dështojmë për objektivat.