Fasule me perime nga zonja Albana

16 Shtator 2021, 10:10

Fasule me perime

Përbërësit:

½ kg fasule

1 qepë të thatë

2 thelpinj hudhër

1 karrotë

1 spec i kuq

1 kungull

1 lgj salcë domate koncentrat

Spec djegës

Vaj ulliri

Kripë, piper

Turmerik

1 tufë majdanoz

Përgatitja:

Fillimisht fasulet duhet të vendosen në ujë të bollshëm që në darkë.

Shpëlajmë fasulet dhe i vendosim të ziejnë në tenxhere me ujë.

Ndërkohë kaurdisim qepën dhe hudhrën të prerë  në fetëza. Më pas shtojmë karrotën dhe vazhdojmë kaurdisjen për 2-3 minuta. Marrim pak lëng nga zierja e fasuleve dhe e shtojmë në tigan. Sapo lëngu të fillojë të shterojë shtojmë kungullin të prerë në feta, specin e kuq dhe një lugë salcë domate.

Pasi fasulet të kene zjerë hedhim perimet e kaurdisura, rregullojmë shijen me kripë, piper dhe bimë aromatike sipas preferencës. Fikim sobën dhe e lemë tenxheren me fasule për 10 minuta në nxehtësinë e sobes që të “ajkoset”.