Fërgesë e shpejtë me presh dhe gjizë nga zonja Albana

3 Mars 2022, 14:02

Fërgesë e shpejtë me presh dhe gjizë

Përbërësit:

1 tufë presh

3 lgj vaj ulliri

300 gr gjizë 

50 gr ajkë

1 vezë

Bimë aromatike

Kripë, piper

Përgatitja:

Pastrojmë preshin dhe e presim hollë në rondele. Në një tigan me vaj ulliri e kaurdisim preshin derisa të ulë pak vëllimin. E spërkasim me kripë dhe piper, shtojmë pak ujë, vendosim kapakun dhe e lemë preshin të zbutet. Më pas shtojmë gjizën dhe vezën e rrahur me pak ajkë. Hedhim kripë, piper dhe bimë aromatike sipas preferencës. Vendosim kapakun dhe e lemë derisa veza të mpikset.