Fërgesë me mëlçi pule nga zonja Albana

6 Tetor 2022, 09:59 | Përditesimi i fundit: 2022-10-06 11:18:17

Fërgesë me mëlçi pule

Përbërësit:

  • 500 gr mëlçi pule
  • 500 gr gjizë pa kripë
  • 1 qepë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 spec i kuq
  • 1 spec djegës
  • 1 lgj salcë domate
  • Gjethe dafine
  • Kripë, piper, rigon

Përgatitja:

Fillimisht ndajmë dhe presim në kubikë mëlçitë dhe i kaurdisim me pak vaj ulliri. Kaurdisim më pas qepën e grirë imët së bashku me hudhrat. Pasi qepa të bëhet transparente shtojmë specat dhe erëzat. Pas 2-3 minutave kaurdisje shtojmë një gotë ujë dhe i lëme specat me qepën dhe 5 minuta të tjera. Shtojmë melçitë, gjizën dhe salcën e domates. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe rigon dhe e kalojmë gatimin nga tigani në një tavë të nxehur. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për rreth 30 minuta.