Fërgesë me mish viçi nga zonja Vjollca

29 Janar 2021, 11:08

Fërgesë me mish viçi

Përbërësit:

500 gr mish viçi

1 qepë

3 thelpi hudhër

1 lugë çaji salcë

kripë dhe piper të zi

1 lugë çai piper të kuq

pak spec pikant ( opsionale)

300 gr gjizë

pak vaj dhe 1 lugë gjelle gjalp

2 lugë gjelle majdanoz të grirë hollë

1 gjethe dafinë ose nenexhik

Përgatitja:

Fillimisht në një tenxhere kaurdisim në 1 lugë gjelle vaj mishin të prerë në kubikë sat ë zverdhet pak, shtoj në të ujë të ngrohtë sat ë mbulohet mishi dhe sa të ziejë në temperaturë mesatare për 40-45 minuta. Ndërkohë në një tigan vendos qepën në kubië, kripë dhe e lë të mbuluar me kapak deri sa qepa të mos ketë lëng. Shtojë vaj, gjalp dhe e kaurdisim atë deri sa të verdhet lehtë, Shtojmë hudhrën dhe 2 lugë gjelle miell misiri dhe I kaurdisim me qepën për 2-3 minuta , salcë, piper të kuq dhe e I shuajmë me lëng dhe shtojmë në të dhe mishin e lëngun e mebtur mesatarisht 400-500 ml lëng mishi, mund të vendos pak sec pikant nëse e dëshironi e lëmë të ziejë të gjithë përbërësit deri sa konsistenca të jetë lidhur, më pas shtojmë gjizën, majdanoz, e trazojmë ngadalë e më pas e transferojmë fërgesën nga tigani në tavë dheu dhe e vendosim në furrë 230 gradë Celsius për 10-15 minuta.