Fileto pule me pana dhe kërpudha nga zonja Albana

29 Shtator, 11:30

Fileto pule me pana dhe kërpudha

Përbërësit:

  • 2 fileto pule
  • 1 qepë mesatare
  • 2 thelpinj hudhër
  • 400 gr kërpudha të freskëta
  • ½ lgj lëng limoni
  • ½ gotë verë të bardhë
  • 150 ml krem pana
  • 1 lgj vaj
  • 1 lgj gjalpë
  • kripë, piper
  • majdanoz

Përgatitja:

Fillimisht marinojmë filetot e pulës me kripë dhe piper të zi dhe i kaudisim derisa të marrin një ngjyrë të artë. I largojmë nga tigani, i vendosim në një pjatë dhe i spërkatim me lëng limoni.

Në po atë yndyrë kavardisim qepën dhe hudhrat e shtypura. Më pas shtojmë kërpudhat dhe vazhdojmë kaurdisjen. I shuajmë kërpudhat me pak verë dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë panën. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe shtojmë filetot e pulës. Vendosim kapakun dhe i lëmë rreth 5 minuta në zjarr të ulur.

 

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha