Fileto viçi me kërpudha nga zonja Albana

18 Nëntor 2022, 11:12

Fileto viçi me kërpudha

Përbërësit:

  • 400 gr fileto viçi
  • 500 gr kërpudha
  • 2 thelpinj hudhër
  • Miell
  • Gjalpë
  • Kripë, piper
  • Rozmarinë, Majdanoz

Përgatitja:

Fillimisht presim filetot në 4 pjesë të barabarta dhe i marinojmë me kripë, piper të zi. I vendosim filetot mbi njëra-tjetrën dhe i fiksojmë me spango kuzhine. Më pas i pudrosim mirë me miell dhe i vendosim të skuqen në një tigan me gjalpë, të cilin e kemi aromatizuar me një thelpi hudhër dhe një degë rozmarinë. Mishin e viçit nëse e duam të skuqur pak e lemë vetëm 4 minuta në zjarr të lartë, nëse e duam të pjekur normalisht e lëmë 6-7 minuta. E largojmë më pas nga tigani dhe në po atë yndyrë kaurdisim kërpudhat. E servirim mishin e viçit me kërpudhat spërkatur me majdanoz të freskët.