Frikaseja më e veçantë me mish viçi nga zonja Albana

17 Tetor 2022, 10:24

Frikase me mish viçi

Përbërësit:

  • 400 gr mish viçi
  • 1 lgj vaj ulliri
  • 1 lgj gjalpë
  • 2 lgj miell
  • 200 ml kos
  • Lëng limoni
  • Kripë, piper
  • Majdanoz

Përgatitja:

Fillimisht ziejmë mishin në zjarr të avashtë për 1 orë e 30 minuta dhe më pas kullojmë lëngun e mishit.

Kaurdisim në një tenxhere me pak vaj ulliri dhe gjalpë miellin. Më pas shtojmë lëngun e mishit dhe e trazojmë derisa të krijohet një masë kremoze. Rrahim vezët me kosin dhe lëngun e limonit dhe e shtojmë tek frikaseja. Vendosim racionet e mishit, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe servirim frikasenë të ngrohtë spërkatur me majdanoz.