Fundi i basteve sportive? Pro dhe kundra

16 Tetor 2018, 09:17

 Të ftuar në Rreze Dielli në Report TV pedagogu i sporteve Artan Shyti dhe ai i ekonomisë Rezart Prifti

Biznesi i basteve sportive nuk mund të trajtohet si një kope kaçakësh që vjedhin". Është kjo deklarata e Artan Shytit, kreut të shoqatës së basteve i cili sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV u shpreh se vendimi i qeverisë për të mbyllur pikat e basteve sportive është tërësisht i pastudiuar. Megithatë Shyti pranoi se rreth 40 % e këtij sektori është informal ndërsa shifra e atyre që luajnë në mënyrë të paligjshme baste online është e frikshme.Ndërkaq pedagogu i Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Tiranës, Rezart Prifti cili tha se kjo iniciativë është pozitive veçanërisht në aspektin social.