Gabimet që bëjmë kur duam të rrëzojnë peshë dhe disa ushtrime tonifikuese në kushte shtëpie

21 Shtator 2021, 10:43 | Përditesimi i fundit: 2021-09-21 10:44:17

Armando Hidi është trajneri personal i cili pasionin e tij për palestrën e ka kthyer në profesion duke i dhënë sfida vetes për të ndryshuar jetën e shumë njerëzve. Prej rreth 9 vitesh ai ka ndihmuar shumë persona që të arrijnë qëllimet personale të shëndetit në palestër. I diplomuar edhe në filozofi pjesë e cila e ka ndihmuar Hidin në punën e tij të përditshme për ta bërë atë të ndryshëm nga trajnerët e tjerë. Nuk kërkon të arrijë rezultate të menjëhershme që mund të sjellin dëme të tjera për shëndetin. në një intervistë në emisionin ‘’ Rreze Dielli” ai tregon edhe pak nga historia e tij personale për të motivuar të tjerët që nëpërmjet aktivitet fizik mund të arrijnë trupin e dëshiruar.

Instagrami i Armandos është i organizuar në një mënyrë shumë interesante: histori suksesi, momente personale por edhe këshilla se si të stërvitemi në kushte shtëpie për të motivuar sa më shumë persona që të përfshij në rutinën e tyre edhe aktivitetin fizik. Ndër të tjera ai ndan me ndjekësit edhe momentet e bukura të stërvtijes në shtëpi me gjyshen e tij 86-vjecare duke u kthyer ne nje fenomen në Instagram. Të dy sëbashku ata stërviten, duke I kryer lëvizjet në sinkron. Nëpërmjet këtyre videove ata kanë krijuar kujtime të bukura, kanë shpërndarë pozitivitet në komunitettin e tyre por në të njëjtën kohë japin edhe një mesazh të rëndëssihëm se kujdesi për veten nuk njeh moshë.