Ganimet, gruaja që nuk u përul nga komunizmi!

19 Nëntor 2020, 21:56

Historia e Ganimet Gjilanit, një prej nxënësve të spikatura të institutit “Nana Mbretnesh”, e cila e lidhi jetën e saj me majorin Rauf Fratari të birin e patriotit Hajredin Fratari. Ata jetuan vetëm 5 vite lumturi së bashku, dhe jeta do ti ndante rrugët e tyre: bashkëshorti i arratisur nga regjimi komunist, në emigrim derisa mbylli sytë pas një atentati në New Jersey dhe Ganimeti me dy fëmijët e vëgjël për të rritur, në një kalvar të gjatë vuajtjesh, në diktaturë, në Shqipëri…