Gatime nga Albana, Kofsha pule në dy lloje salce të bardhë dhe të kuqe

8 Dhjetor 2021, 11:13

Kofsha pule në dy lloje salce të bardh dhe të kuqe

Përbërësit:

5 kofsha pule

2 lgj miell

2 vezë

1 gotë qumësht

bukë e thërrmuar

kripë, piper

Salca me kechap

hudhër

keçap

sheqer kaf

lëng limoni

vaj ulliri

Përgatitja

Fillimisht pasi i kemi larë dhe tharë mirë kofshat e pulës i bëjmë disa prerje me thikë që marinimi të hyjë në brendësi. I vendosim kofshat e pulës në një tas ku kemi vendosur qumësht dhe vaj ulliri. I lemë për disa minuta dhe më pas i kalojmë në miell, vezë dhe galetë. I skuqim kofshët e pulës në vaj të nxehtë. 

Ndërkohë përgatisim salcën duke vendosur në një tigan pak vaj ulliri, 2 thelpinj hudhër të grira imët,  keçap, pak sheqer kaf dhe pak lëng limoni. E lemë salcën të marrë valë shtojmë pak kripë dhe piper të kuq dhe servirim kofshët e pulës.

Salcë kremoze me djathë

200 gr djathë gorgonxola

500 gr kos ose pana

150 gr arra

50 ml lëng limoni

vaj ulliri

kripë, piper

Të gjithë përbërësit përzihen së bashku në mikser në gjendje të ftohtë dhe punohen mirë derisa të krijohet një masë e njëtrajtshme.