Gatime nga zonja Albana, Biftek i mbushur në brumë

25 Tetor, 10:09 | Përditesimi i fundit: 2021-10-25 10:22:22

Biftek i mbushur në brumë

Përbërësit:

1 kg mish biftek 

150 gr proshutë

200 gr kërpudha 

1 lgj mustardë

Djathë kaçkavall

Kripë, piper

Vaj

Petë sfoljatë

Vezë për lyerje 

Përgatitja:

Fillimisht spërkasim mishin me kripë dhe piper, më pas e lyejmë me pak vaj dhe mustardë. E presim mishin për së gjati në mes, por jo deri në fund. Kërpudhat dhe proshutën i presim në copëza të vogla, ndërsa djathin kaçkavall e grijmë në rende. Mbushim rolenë, e lidhim me spango kuzhine, e kaurdisim nga të gjitha anët në yndyrë të nxehtë dhe më pas e vendosim në furrë për 20 minuta. 

E heqim mishin nga furra dhe e mbështjellim me petë sfoljatë. E lyejmë me vezë dhe e vendosim përsëri në furrë për 20-30 minuta.

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha