Gatime nga zonja Albana, Birjam Peshkopie

29 Nëntor 2021, 10:09 | Përditesimi i fundit: 2021-11-29 10:11:48

Birjam peshkopie 

Përbërësit:

4-5 racione mish

1 qepë mesatare

3-4 lgj vaj ulliri

2 filxhanë çaji oriz

6 filxhanë lëng mishi

Nenexhik

Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht vendosim mishin të ziejë. 

Më pas kaurdisim qepën e grirë imët. Sapo qepa të fillojë të zverdhet shtojmë orizin dhe lëngun e mishit në raport 1 me 3. Vendosim racionet e mishit, hedhim kripë, piper dhe nenexhik. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius derisa orizi të bëhet pilaf i shkrifët dhe mishi të marrë ngjyrë të bukur.