Gatime nga zonja Albana, Biskota me tërshërë dhe çokollatë

2 Dhjetor 2021, 11:09

Biskota me tërshërë dhe çokollatë

Përbërësit:

100 gr gjalpë

300 gr tërshërë

50 gr sheqer i bardhë

150 gr sheqer kaf

200 gr miell

1 vezë

200 gr çokollatë

1 bustinë vanilje

1 majë luge kripë

Përgatitja:

Në një tas përziejmë tërshërën me pak kripë, vanilje, sheqerin e bardhë dhe sheqerin kaf. Shtojmë më pas gjalpin dhe vezën dhe vazhdojmë t’i përziejmë derisa të krijohet një masë homogjene. Në fund shtojmë copëzat e çokollatës. E punojmë mirë brumin dhe e lemë në frigorifer për 30 minuta.