Gatime nga zonja Albana, Bizele me patate të reja

19 Janar 2022, 10:18

Bizele me patate të reja

Përbërësit:

 1 kg bizele

500 gr patate

2 lgj gjalpë

kripë, piper, kopër

Përgatitja:

Paralelisht vendosim në zjarr dy tenxhere me ujë të vluar me kripë ku ziejmë bizelet dhe patatet të prerë në kubikë të mëdhenj. Pasi bizelet dhe patatet të kenë zier i kaurdisim për 2-3 minuta në një tigan me gjalpë. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe kopër dhe e servirim si sallatë.