Gatime nga zonja Albana, Brusketa me pastë ulliri dhe gjizë

7 Dhjetor 2021, 10:56 | Përditesimi i fundit: 2021-12-07 10:57:40

Brusketa me pastë ulliri dhe domate të thara

Përbërësit:

Feta buke të thekura

Gjizë shtëpie

Pastë me ullinj jeshile dhe domate të thara

Vezë të ziera

Erëza miks

Për pastën me ullinj dhe domate:

1 filxhan ullinj jeshil

1 thelpi hudhër

5 thelpinj arra

gjize

Lëng limoni

Vaj ulliri

Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Presim bukën në feta dhe e vendosim në furrë për t’u thekur.

Ndërkohë përgatisim pastën duke vendosur në mikser ullinj jeshil pa bërthamë, 1 thelpi hudhër, domate të thara, disa thelpinj arra, pak vaj ulliri, lëng limoni, kripë dhe piper.

Me salcën e përgatitur lyejmë fetat e bukës, vendosim pak gjizë të freskët pa kripë dhe vezë të ziera të prera në feta. Në fund i spërkasim brusketat me një përzierje erëzash miks.