Gatime nga zonja Albana, Buka e aromatizuar me hudhër/ Supa dimërore më e shijshme me domate

29 Tetor 2021, 10:47

Buka më e veçantë e aromatizuar me hudhër

Përbërësit:

500 gr miell

1 lç maja buke

1 lç kripë

½ lç sheqer

270 ml ujë

1 kokë hudhër

Përgatitja:

Bashkojmë majanë dhe sheqerin në një gotë me pak ujë të vakët. Vendosim miellin në një enë qelqi. Krijojmë një hapësirë në qendër të miellit dhe hedhim majanë e tretur në ujë. E përziejmë brumin duke filluar nga mesi tek anët.  E punojmë mirë brumin, e vendosim në një enë të madhe, e mbulojmë me pecetë dhe e lemë të pushojë për rreth 1 orë.

Pas këtij minutazhi e punojmë përsëri brumin për 1-2 minuta dhe e lemë të pushojë dhe 1 orë tjetër.

Masën e ardhur të brumit e punojmë sërish dhe i japim formë rrumbullake. Marrim një kokë hudhër dhe e vendosim në brendësi të brumit. E punojmë përsëri duke i dhënë formë rrumbullake dhe e vendosim bukën në furrë të parangrohur në 200 gradë për 25 minuta.

SUPA DIMËRORE MË E SHIJSHME ME DOMATE

Përbërësit:

3 domate

6 domate qershi

1 kokë hudhër

½ qepë të thatë

Djathë kaçkavall të grirë

Vaj ulliri

Gjalpë

Miell

Feta buke

Kripë, piper

Përgatitja:

Marrim një tavë ku vendosim domatet të prera në feta të mëdha. Vendosim domatet qershi të pa prera dhe qepën të prerë në gjysëmhëne. Vendosim në qendër 1 kokë hudhër, I spërkasim me vaj ulliri, djathë kaçkavall të grirë në rende, kripë, piper. E vendosim tavën në furrë për 10 minuta.

Më pas të gjithë këtë masë e kalojmë në blender. Në një tigan vendosim gjalpin të shkrijë dhe kaurdisim pak miell. Shtojmë masën e përgatitur në blender të domateve dhe e lemë supën të marrë valë 2-3 minuta.

Ndërkohë në furrë kemi vendosur disa feta buke spërkatur me kripë, piper të zi, piper të kuq speci dhe rigon.