Gatime nga zonja Albana, Bukë pa gluten

11 Shkurt 2022, 11:12

Buka më e shijshme pa gluten
Përbërësit:

400 gr miell pa gluten
 1 lç kripë, 1 lç sheqer 
1 lç fryrës
7 gr maja e thatë
 250 ml qumësht
 100 ml ujë të vakët
 4 lgj vaj ulliri
2 lgj fara kia
Përgatitja:
Tek mielli vendosim kripën, sheqerin, fryrësin dhe majanë e thatë. Ndersa ujin e vakët e bashkojmë me qumështin e vakët dhe vajin e ullirit. Bashkojmë të dy masat bashkë duke i punuar mirë. Në pak ujë të vluar kemi vendosur farat kia për disa minuta. I shtojmë farat e kias tek brumi i bukës.
Në një tavë vendosim një letër pjekje dhe hedhim brumin, e lyejmë me pak vaj dhe e vendosim bukën në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë për 50 minuta.