Gatime nga zonja Albana, Bukë me banane

28 Janar 2022, 11:31

Bukë me banane 

Përbërësit:

3-4 banane

 1/2 filxhan gjalpë

1 filxhan sheqer

 2 vezë

1/2 gota miell

 1 lugë sodë buke

1/2 lugë vanilje

1/2 lugë kripë

1 filxhan arra

1/2 filxhan rrush të thatë

2 lgj mjaltë

Përgatitja:

Marrim 3-4 banane dhe I shypim me një pirun, ndërsa në një tigan hedhim arrat që I kemi copetuar më parë. Pasi I kemi shtypur bananet, shtojmë miellin pak nga pak, shtojmë vaniljen, sodën e bukës, vezët, gjalpin që e kemi shkrirë më parë, biskotat që i kemi thërrmuar në copza të vogla dhe mjaltin. Këtë masë e përziejmë mirë, e hedhim në një tavë katrorë që e kemi lyer më parë me gjalp ose vaj dhe e vendosim për pjekje. Pas pjekjes e lëmë të ftohet dhe është gati për servirje.