Gatime nga zonja Albana, Burani me presh dhe oriz

13 Janar 2022, 10:39

Burani me presh dhe oriz

Përbërësit:

1.5 kg presh

2 filxhanë kafeje vaj

1 kokërr qepë

1 lgj salcë domate

2 gjethe dafine

1 filxhan kafeje oriz

Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht kaurdisim qepën e grirë hollë, më pas shtojmë preshin e pastruar dhe të prerë në rondele me trashësi 3-4 cm. Pasi preshi të ulë pak vëllimin shtojmë salcën e domates të holluar me pak ujë. Shtojmë kripën, piperin, gjethet e dafinës dhe ujë në masë të përbërësve. Vendosim kapakun dhe e lemë gatimin të ziejë për 5-10 minuta. Shtojmë më pas orizin dhe e lemë gatimin në zierje dhe për 15 minuta të tjera.