Gatime nga zonja Albana, Byrek në tigan me qepë të njoma

3 Dhjetor 2021, 10:59

Byrek në tigan me qepë të njoma

Përbërësit:

3 filxhanë miell (rreth 300 gr)

1 gotë ujë (220 ml)

1 lugë çaji kripë

6-7 bishta qepësh të njoma

100 gr gjalpë

Për servirje:

1 lgj majonezë

2 lgj kos

Pak xhinxhër e freskët

Përgatitja:

Zemë brumin me miell, kripë dhe ujë. E lemë brumin të pushojë për 10 minuta, ndërkohë presim qepët e njoma.

Masën e brumit e ndajmë në 4 pjesë dhe i punojmë. Hapim 2 petë dhe në mes të dy petëve vendosim qepët e grira dhe copëza gjalpi. Më pas e presim në shirita të hollë dhe çdo shirit e mbledhim role. Me okllai roletë e krijuara i shtypim paksa dhe më pas i vendosim të skuqen në një tigan me pak gjalpë.

Këtë byrek mund t’a shoqërojmë me një salcë të përgatitur me kos, majonezë, xhinxhër, kripë, piper.