Gatime nga zonja Albana, Çaji i sevdase dhe qetësisë për largimin e stresit dhe ankthit

3 Nëntor 2021, 10:46

ÇAJI I SEVDASE

Përbërësit:

1 mollë

1 dardhë

1 portokall

1 trëndafil aromatik

1 karafil

1 shkop kanelle

Kardamon

Fruta pylli

Pak gjalpë

Përgatitja:

Prisni në feta të holla mollët, dardhën dhe i kaloni në një tepsi të lyer me pak gjalpë. Vendosim dhe lëkurën e portokallit dhe lerini të piqen në furrë në 40 gradë celsius për 30-40 minuta.

Vendosim në një tenxherë të vogël kardamonin, petalet e trendafilit, karafilin, kanellën dhe frutat e pyllit. Shtojmë mollët dhe dardhët e pjekura dhe e lemë çajin të ziejë për 3-4 minuta.