Gatime nga zonja Albana, Çervish tradicional me mish pule/ Mollë të skuqura si petulla

1 Nëntor 2021, 10:12

ÇERVISH TRADICIONAL ME MISH PULE (Receta e vjetër e gjysheve me super shije)

Përbërësit:

4-5 kofsha pule

6-7 lgj miell 

2 lgj kos

1 lugë e mesme vegetë

1 lugë e mesme piper i kuq

3 thelpinj hudhër

Lëng pule

Kripë

Përgatitja:

Skuqim miellin në një tigan me lugë druri derisa të marrë një ngjyrë të errët dhe të shkëputet nga tigani. Shtojmë vegetën dhe piper të kuq, i përziejmë mirë dhe më pas shtojmë lëngun e pulës, të cilin e marrim pasi ziejmë kofshët me pak kripë. Vazhdojmë trazimin duke shtuar herë pas here lëng pule. Në fund, pasi masa të bëhet kremoze shtojmë përsëri pak piper të kuq. 

Çervishin e përgatitur e hedhim në një tavë, vendosim kofshat e pulës. Trazojmë pak vaj me piper të kuq dhe e hedhim mbi kofshat e pulës. Vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 15-20 minuta. 

MOLLË TË SKUQURA SI PETULLA

2 mollë jeshile

2 lgj miell

5 lgj ujë

1 majë luge pluhur pjekës 

1 vezë 

1/2 lç kanellë

Vaj për skuqje

Mjaltë

Përgatitja

Presim mollët në feta të rrumbullakëta. Përziejmë mirë në një tas miellin me ujë, vezë, fryrës dhe kanellë. Lyejmë fetat e mollëve dhe i zhysim një e nga një në vaj shumë të nxehtë. I vendosim më pas në letër kuzhine për të përthithur vajin dhe i servirim duke i shtuar sipër mjaltë.