Gatime nga zonja Albana, Çorbë me mëlçi, miell misri dhe kos

29 Nëntor 2021, 10:41

ÇORBË ME MËLÇI, MIELL MISRI DHE KOS

Përbërësit:

300 gr mëlçi

3 lgj miell misri

2 lgj gjalpë

3-4 thelpinj hudhër

4-5 lgj kos

Kripë 

Piper i zi

Piper i kuq

Përgatitja:

Fillimisht kaurdisim me pak gjalpë mëlçitë të prera në kubikë të vegjël. I spërkasim me kripë dhe piper të kuq dhe më pas shtojmë ujë aq sa të mbulohen mëlçitë (1.5 cm mbi sipërfaqe) dhe i lemë të ziejnë.

Në një tigan kaurdisim miellin e misrit me gjalpë derisa të marrë ngjyrë kafe. Më pas shtojmë pak nga lëngu i mëlçive, e trazojmë mirë salcën e krijuar dhe e hedhim tek mëlçitë. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe hudhra të shtypura. 

Çorba duhet të jetë e trashë, por e derdhur. E shërbejmë të ngrohtë me nga një lugë kos në çdo pjatë.