Gatime nga zonja Albana, Cungje pule, thjeshtë dhe shpejtë

11 Tetor 2021, 10:37

CUNGJE PULE

Përbërësit:

5 cungje pule

1 lç spec i kuq

1 lç piper i zi

1 lç turmerik 

1 lgj pastë domate

2 thelpinj hudhër

1 lgj kos

2 lugë kripë

5-6 lugë vaj

1/2 lç fara speci degës

Përgatitja:

Cungjet e pulës i lajmë, i thajmë dhe i bëjmë prerje me thikë.

Bashkojmë të gjithë përbërësit e salcës: specin e kuq, piperin e zi, farat djegëse,  turmerikun,  hudhrën, salcën e domates,  kosin, kripën dhe vajin. 

Në një tigan ose tenxhere të sheshtë vendosim letër pjekje, sipër vendosim cungjet e pulës. Mbi cungjet shtrojmë salcën. Me anësoret e letrës së pjekjes mbulojmë cungjet. Presim dhe një letër tjetër pjekje që ta mbulojmë si kapak. Vendosim kapakun dhe në këtë mënyrë bëhet zierje-pjekje njëkohësisht.