Ëmbëlsirë me gjalp dhe biskota
Përbërësit:
Për bazën:
400 gr biskota
150 gr gjalpë
Për kremin:
600 gr krem djathi
250 gr qumësht të kondensuar
4 lgj kos të trashë
Vanilje lëng
Fruta pylli
Përgatitja
Biskotat i grijmë në blender së bashku me gjalpin e temperaturës së ambjentit. I vendosim biskotat me gjalpë në një tavë si një shtresë duke e niveluar mirë. E vendosim tavën në frogorifer.
Rrahim qumështin e kondensuar me kremin e djathit, kosin dhe vaniljen dhe kremin e përgatitur e vendosim mbi shtresën me biskota. E nivelojmë mirë me një spatull dhe e vendosim përsëri në frigorifer.
Në fund, para servirjes, e dekorojmë me fruta pylli.
Trahana me qepë të kaurdisur
Përbërësit:
80 gr trahana
400 ml ujë
1 qepë
Vaj ulliri
Kripë, piper
Spec i kuq
Djathë
Përgatitja:
Kaurdisim qepën me vaj ulliri derisa të zverdhet. Më pas shtojmë ujë që të zbutet.
Trahananë e kemi lenë të zbutet për 1 orë në ujë. E përziejmë me qepën dhe e lemë të vlohet pasi kemi shtuar kripën, piperin dhe specin e kuq.
Presim bukën në kubikë (mirë është që buka të jetë pak e ndenjur ) e shtojmë në trahana së bashku me djathin e thërrmuar dhe e servirim të ngrohtë.