Gatime nga zonja Albana, Fileto gici me mjaltë dhe fistik

24 Dhjetor 2021, 11:32

Fileto gici me mjaltë dhe fistic

Përbërësit:

600 gr fileto gici

2 lgj mjaltë

1 lç soja

Lëngu i 1 limoni

Fara speci djegës

Fistik i grirë

Kripë, piper

Përgatitja:

Presim fileton në racione dhe e vendosim të ziejë për pak minuta në ujë me kripë. Përziejmë mjaltin me sojën, lëngun e limonit, farat e specit djegës dhe piperin. Me këtë masë lyejmë filetot, i spërkasim me fistik dhe i vendosim në furrë të parangrohur në temperaturë të lartë për 10 minuta.